Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stefanoviq: 49 shtetas të Serbisë i janë bashkuar ISIS-it

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se 49 persona nga Serbia janë regjistruar se kanë shkuar të luftojnë për grupin terrorist ISIS.

“Disa janë vrarë, disa ende janë atje”, ka thënë Stefanoviq për televizionin serb “Pink”, transmeton KP.

Ai, duke folur për situatën e sigurisë në vendin e tij, ka vlerësuar se ajo është e mirë dhe se Policia serbe po bën çdo gjë që ashtu edhe të mbetet.