“Ballkani Perëndimor është hapësirë e rëndësishme për rekrutimin e anëtarëve të Shtetit Islamik që luftojnë në Irak e Siri”, ka thënë sot në Izrael sekretarja shtetërore në MPB të Serbisë Dijana Hërkaloviq, transmeton Koha.net dhe njëkohësisht ka shtuar se Beogradi bën përpjekje të mëdha në luftën kundër terrorizmit.
Ajo, si përcjell, FoNet, ka thënë se më së shumti luftëtarë në ato vende shkojnë nga Bosnjë e Hercegovina dhe nga Kosova.
Sipas saj, sfida më madhe për Serbinë është, siç e ka quajtur ajo, situata e ndërlikuar e sigurisë në Kosovë ndërsa ka theksuar se në vendin tonë ka shumë ekstremistë të lidhur me shtetin islamik dhe me organizata të tjera terroriste.
Artikuj të ngjashëm
-
Ballkani në hall me neutralizimin e rrezikut nga luftëtarët e kthyer të ISIS-it
-
Serbia shfaq “brengosjen” në Rusi për luftën e kosovarëve për Shtetin Islamik
-
Haradinaj shpreh shqetësimet në SHBA: Serbia e ISIS dy rreziqet për Kosovën
-
OKB kërkon që Kosova t’i ndalë shtetasit për të mos iu bashkuar terroristëve
-
Reuters: Kosova në rrezik të sulmeve nga militantët e kthyer islamikë