Problemi i rekrutimit të luftëtarëve të huaj nga rrjete terroriste si Shteti Islamik ishte një sfidë e mprehtë për Ballkanin Perëndimor pak vite më parë, por falë një mobilizimi të qeverive të rajonit, rekrutimet nuk janë më problemi aktual.
Tani këto vende përballen me problemin e neutralizimit të rrezikut që mund të paraqesin luftëtarët e kthyer nga fushë-beteja në Irak dhe Siri.
Studiuesi Adrian Shtuni, i cili punon si konsulent për çështje të sigurisë, shkruan në një artikull të fundit se Ballkani Perëndimor ndeshet aktualisht me mungesa në burimet financiare për t’iu përgjigjur rrezikut dhe mangësi në kapacitetet njerëzore për t’i ndihmuar këta individë në tranzicionin drejt një jete normale, gjë që po e vështirëson trajtimin e problemit të të kthyerve./VoA
-
Kthimi i luftëtarëve të huaj kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor
-
“Riintegrimi dhe rehabilitimi i të kthyerve nga Siria, sfidë për institucionet”
-
Bosnje e Hercegovina kthen dhe ndalon një luftëtar të IS-it
-
Kosova rrezikohet nga terrorizmi i simpatizuesve që nuk shkuan në ISIS
-
Serbia në Izrael flet për pjesëtarët e ISIS-it nga Kosova