Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova rrezikohet nga terrorizmi i simpatizuesve që nuk shkuan në ISIS

Skënder Përtreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në “Express Intervistën” në KTV, ka thënë se Kosova rrezikohet nga terrorizmi i simpatizuesve të ideologjisë së ISIS-it, të cilët nuk kanë mundur të shkonin në luftë në Siri dhe Irak.

Ai ka thënë se problemi i jashtëm me terrorizëm që kishte pikun më të lartë e kishte gjatë viteve 2012-2013 kur shqiptarët shkuan në Siri dhe Irak, tani është kthyer në problem të brendshëm kur Koalicioni i Perëndimit shkatërroi fizikisht ISIS-in në këto dy shtete.

“Kur ka qenë piku më i lartë 2012-13 për të shkuar në Siri dhe Irak, sot flasim prej një problemi të jashtëm, tani kemi një rritje të terrorizmit vendor, qoftë simpatizues të ISIS-it që nuk kanë pasur kontakt me këtë grup, por që i përkasin kësaj ideologjie. Pasi Koalicioni i Perëndimit e shkatërroi fizikisht ISIS-in që ndërroi strategjinë që u kërkoi terroristëve që këtë lloj xhihadi ta bëni në vendet tuaja që t’i sulmoni vendet armike të ISIS-it. Kjo vërehet me sulmet në Evropë dhe Turqi, kemi një rritje të tentim sulmeve në Kosovë dhe në katër vjetët e fundit autoritetet në Kosovë kanë parandaluar tentim sulme terroriste”, ka thënë Përtreshi.

Sipas një studimi që ka nxjerr QKSS-ja, besohet se në Siri dhe Irak kanë shkuar 402 persona ndërsa atje kanë qenë 140 familje, shumica që kanë udhëtuar në vitin 2014 dhe 2015 kur u formua i ashtuquajturi Kalifati i ISIS-it.

“Për vitin 2012 kur ka pasur shqiptarë që e kanë përkrahur ISIS-in në atë kohë kanë pasur mundësi të udhëtojnë atje, por ka edhe të atillë që në aspektin ideologjik tu përkasin atyre dhe këtu është rreziku më i madh, por ata që nuk kanë udhëtuar dhe nuk kanë qenë të markuar si terroristë, prej tyre ishte rreziku më i madh”, ka thënë Përtreshi.

“Jo rastësisht mbi 30 të arrestuarve si të dyshuar, vetëm pesë kanë qenë në luftë në Siri dhe Irak”, ka shtuar ai.

Edhe Mbështetësit e ISIS-it ende paraqesin rrezik për Kosovën Arbëri Mbështetësit e ISIS-it ende paraqesin rrezik për Kosovën

“135 prej tyre janë kthyer, rreth 80 mendohet se janë vrarë, 190 janë atje, shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë, por këta të dhëna nuk janë të sakta. Është rrezik i madh se cili do të jetë fati i fëmijëve që kanë lindur atje, përkundër gatishmërisë së Kosovës për të mirëpritur këta, ata kanë mbetur në ato zona”, ka thënë veç të tjerash Përtreshi që sqaron se nuk ka ndonjë shkaktar që ka shtyrë shqiptarët t’i bashkohen ISIS-it.

“Nuk ka shkaktar që tregon se përse qytetarët e Kosovës i janë bashkuar ISIS-it, secili ka pasur arsye individuale, por xhihadi global ka qenë një prej arsyeve. Arsye tjetër ka qenë dehumanizimi i tyre, mos përfshirja e tyre në shoqëri, e kanë parë veten si pjesë të asaj shoqërie atje, janë informuar gabimisht apo edhe janë rekrutuar nga imamët”, ka thënë ai.