Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OKB kërkon që Kosova t’i ndalë shtetasit për të mos iu bashkuar terroristëve

Kombet e Bashkuara kërkojnë nga autoritetet në Kosovë që ta kenë një strategji të qartë për t’i ndalur luftëtarët potencialë, që të mos u bashkohen ekstremistëve islamikë në Siri dhe Irak dhe të ofrojë më tepër mundësi për punësim dhe arsim.

Në një raport të pavarur të autorizuar nga Kombet e Bashkuara, janë ekzaminuar luftëtarët e kthyer nga jashtë dhe shkaqet që ndikuan që kosovarët tu bashkohen grupeve ekstremiste, raporton agjencia AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti kërkon nga Kosova dhe organet ndërkombëtare që të zhvillojnë politika më të mira për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas Policisë së Kosovës, 335 qytetarë kanë udhëtuar apo janë kapur gjatë rrugës për në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak që nga viti 2012, duke e bërë Kosovën një prej eksportuesve më të mëdhenj të Evropës për luftëtarë të huaj për kokë banori. Këtë shifër e përbëjnë 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmijë, transmeton Koha.net.

Ata zakonisht udhëtonin përmes Turqisë për në Siri, ku iu bashkoheshin radhëve të grupeve terroriste si ISIS, Jabhat Al Nusrah, Ahrar Al Sham apo “Free Syrian Army”.

“Shqiptarë etnikë që luftojnë për grupe ekstreme, përfshirë Lavdrim Muhaxherin, Ridvan Haqifin e të tjerë, kanë prezantuar dëshmi fotografike që portretizonin ndjenjë të krenarisë, lirisë, fuqisë dhe, përfundimisht, lumturisë”, thotë raporti.

Percepsioni i ndjenjës anti-islame, edukimi i dobët dhe papunësia me sa duket kanë qenë shkaktarët kryesorë të rekrutimit. Interneti dhe mediat sociale janë identifikuar si mjete për radikalizëm.

“Investimi në rritjen e mundësive të punësimit dhe përmirësimi i punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë përmes edukimit më cilësor që ofron shkathtësi që kërkohen në tregun e punës mund të jenë edhe masa për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm e edhe ndihmë në largimin dhe riintegrimin e atyre që më parë u janë bashkuar grupeve ekstremiste”, thotë raporti.