Kryeministri britanik, Keir Starmer do të mbajë një mbledhje emergjente me shefat e policisë të hënën, pas përshkallëzimit të protestave anti-imigrim, në të cilat u dogjën ndërtesa e automjete dhe u shënjestruan hotele me azilkërkues.
Protestat kanë nisur përgjatë qyteteve të Britanisë javën e kaluar, pasi tri vajza të mitura janë vrarë nga një sulm me thikë në Southport, dhe gjatë tyre janë arrestuar 420 persona.
Vrasjet u përdorën nga grupet anti-imigrante dhe anti-myslimane, ndërsa u shpërndanë informacione të gabuara online se sulmuesi i dyshuar është mysliman radikal që sapo ka mbërritur në Britani. Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani dhe se nuk është duke e trajtuar si incident terrorist.
Ministrja e Brendshme Yvette Cooper, ka thënë se protestuesit janë ndjerë “të guximshëm për të nxitur urrejtje racore”, duke hedhur tulla drejt oficerëve të policisë, grabitur dyqane dhe sulmuar xhami e biznese aziatike.
Gjatë fundjavës protestat nisën në Liverpool, Bristol, Tamworth, Middlesbrough dhe Belfast, me shumë djem të rinj me maska dhe flamuj britanik duke bërtitur “Ndaloni varkat”, referencë e mënyrës së ardhjes së imigrantëve.
Në Roterham, protestuesit u përpoqën të hynin në një hotel që strehonte azilkërkues.
150 të arrestuar në protestat në Angli, Starmer: Do të pendoheni që morët pjesë
Të paktën 150 persona janë arrestuar që nga e shtuna në Britaninë e Madhe në protestat...-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm
-
150 të arrestuar në protestat në Angli, Starmer: Do të pendoheni që morët pjesë
-
Protestat e ekstremit të djathtë përhapen në Britani
-
Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut
-
Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete