Stafi i televizonit shtetëror në Bjellorusi ka filluar bojkotin si pjesë e masave kundër zgjedhjes së kontestuar të presidentit Alexander Lukashenko, shkruan BBC.
Kanalet televizive kanë përsëritur programet kur stafi është larguar në shenjë proteste ndaj censurave dhe rezultateve të zgjedhjeve. Priten bojkote tjera pas një fundjave me protesta, ku dhjetëramijëra janë mbledhur në kryeqendër Minsk. Kandidatja opozitare Svetlana Tikhanovskaya ka thënë se është e gatshme ta marrë drejtimin e vendit.
Lukashenko është fishkëllyer nga punëtorët gjatë vizitës në një fabrikë. Ka pasur thirrje për largimin e tij. Lukashenko të hënën ka thënë se është i gatshëm ta ndajë fuqinë, por jo duke u bërë presion me protesta.
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e prosperitet