Autoritetet e Bjellorusisë kanë bastisur selitë e mediumit të madh të pavarur të lajmege “Tut.by” dhe po ashtu shtëpinë e redaktores Marina Zolotova, duke e nxjerrë jashtë qarkullimit uebfaqen, raporton BBC.
Zyrtarët kanë thënë se ka nisur rast penal për “evazion fiskal të shkallës së lartë”.
Bastisjes janë si pjesë e shtypjeve në rritje ndaj zërave kritikë.
Muaj pasi që Alexander Lukashenko ka dal fitues në zgjedhjet presidenciale, që janë denoncuar nga komuniteti ndërkombëtar si të kurdisura, figurat opozitare kanë ikur nga vendi apo janë arrestuar.
Lukashenko 66-vjeçar gjendet në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994, është në mandatin e tij të gjashtë.
Liderja opozitare Svetlana Tikhanovskaya, që ka thënë se ishte fituese e zgjedhjeve të gushtit, është dashur të largohet nga Bjellorusia për në Lituani. Ajo ishte bërë kundërkandidate, pasi që bashkëshorti i saj u arrestua dhe iu ndalua të garonte.
“Bashkëthemeluesi i ‘tut.by’ Kirill Voloshin raporton se domaini i uebfaqes është bllokuar”, ka shkruar Tikhanovskaya në një postim në rrjetin social Telegram.