Pas gjashtë muajve vdekjeprurës nën pushtimin rus, stafi mjekësor në Spitalin e Iziumit tani po përgatitet për dimër. Spitali ishte i vetmi institucion mjekësor që qëndroi i hapur kur trupat ruse pushtuan qytetin në fillim të marsit, jo shumë kohë pas pushtimit të Ukrainës.
Operacionet u zhvendosën në bodrumin e Spitalit në ditët e para të luftës për t’iu shmangur sulmeve ajrore dhe predhave të artilerisë. Një grup mjekësh, infermierësh e patologësh që qëndruan aty gjatë okupimit, gjetën mënyra për t’i akomoduar edhe rusët në mesin e tyre.
Ata e shihnin veten si shpresën e vetme për të shpëtuar jetë në një qytet të mbushur shpejt me të sëmurë dhe të plagosur. Iziumi iu kthye Ukrainës muajin e kaluar gjatë një kundërofensive kur i dha goditje qëllimeve të luftës dhe prestigjit ushtarak të Moskës.
-
A po dështojnë sulmet e Putinit ndaj energjisë elektrike në Ukrainë
-
Mjekët ukrainas kryejnë operacionet me llambë dore për shkak të mungesës së rrymës
-
Ukrainasit po i pret një dimër i vështirë
-
Varreza të reja në Izium, viktimat u torturuan para se të vriteshin
-
Nis “pastrimi” i qytetit të çliruar në Ukrainë