Vrasja e foshnjave nga infermierja ka tronditur Anglinë. Në një hulumtim, BBC-ja ka mësuar se drejtuesit e spitalit nuk kanë hetuar akuzat që kishte bërë stafi ndaj infermieres që ka vrarë shtatë foshnja dhe ka lënduar disa të tjera.
Udhëheqësit e spitalit në veriperëndim të Anglisë kanë dështuar të hetojnë akuzat ndaj infermieres Lucy Letby dhe kanë tentuar të heshtin doktorët që dyshonin se ajo ishte fajtore për vdekjet e foshnjave në spital.
Infermierja e fëmijëve të porsalindur në një spital britanik është shpallur fajtore të premten për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentim vrasjen e gjashtë të tjerave në një periudhë një vjeçare. Gjykata e Manchesterit e ka dënuar Lucy Letbyn për vrasjen e foshnjave dhe kishte cak ato që lindin para kohe dhe të sëmurat.
Letby u akuzua se qëllimisht lëndoi foshnjat e porsalindura në mënyra të ndryshme, përfshirë injektimin e ajrit në gjakun e tyre ose qumështit në stomak.
Ajo u akuzua edhe për helmim të foshnjave duke u shtuar insulinë në ushqimet e tyre dhe duke ndërhyrë në tubat e frymëmarrjes.
Gjatë gjyqit, që filloi në tetor, prokurorët kanë thënë se spitali në vitin 2015 kishte raportuar për rritje të numrit të foshnjave që vdisnin ose sëmureshin pa ndonjë arsye.
Edhe
Kritikohet për dështim të plotë spitali në Angli ku u vranë 7 foshnja nga infermierja
“Lucy Letbyt iu besua mbrojtja e foshnjave më të dobëta. Ata që punonin përkrah saj nuk e dinin se kishin vrasëse në mesin e tyre. Ajo bëri të pamundurën për të fshehur krimet, duke ndryshuar mënyrat me të cilat ajo vazhdimisht ka lënduar foshnjat në kujdesin e saj”, ka thënë Pascale Jones, zyrtare e Prokurorisë.
Familjarët e viktimave janë deklaruar se nuk e kanë marrë vendimin që prisnin ndaj infermieres
“Sot drejtësia është vënë në vend dhe infermierja që duhej të kujdesej për foshnjat tona është shpallur fajtore për lëndimin e tyre. Mirëpo drejtësia nuk do të largojë lëndimin, zemërimin dhe shqetësimin që të gjithë ne kemi përjetuar. Disa familje nuk e kanë marrë vendimin që prisnin dhe për këtë arsye është vendim i hidhur. Jemi të thyer, të shkatërruar. Mund të mos e dimë kurrë pse ndodhi kjo”, ka deklaruar Janet Moore, përfaqësuese e familjeve.
Ndërkaq, të shtunën BBC-ja ka zbuluar se udhëheqësit e spitalit kanë vonuar njoftimin e policisë, ani pse për disa muaj ishin paralajmëruar se infermierja mund të jetë duke vrarë foshnjat.
Rastin ndaj saj e kishte ngritur një doktor, por nuk ishte marrë asnjë masë. Madje, menaxheri kryesor i Spitalit kishte kërkuar nga doktorët që të shkruajnë kërkimfalje për infermieren dhe u ishte kërkuar që të mos e akuzonin për vrasjen e foshnjave.
Edhe
Vrasësja e foshnjave në Britani shpallet fajtore për përpjekjen për të vrarë një fëmijë tjetër
Në seancën përfundimtare që do të mbahet të hënën, do të mësohet masa e dënimit ndaj infermieres vrasëse.