Infermierja neonatale, Lucy Letby, e cila është vrasësja serike e fëmijëve në historinë moderne të Mbretërisë së Bashkuar, është dënuar me burgim të përjetshëm
Infermierja 33-vjeçarje, Lucy Letby, është dënuar për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në Spitalin Countess of Chester.
Letby i injektoi qëllimisht foshnjat me ajër, i ushqeu me forcë me qumësht dhe helmoi dy nga foshnjat me insulinë.
Ajo refuzoi të paraqitej në bankën e të akuzuarve për seancën e saj të dënimit.
Letby do të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj pas grilave, duke u bërë gruaja e katërt në historinë e Mbretërisë së Bashkuar që merr një dënim të tillë.
Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në dispozicion dhe është i rezervuar për ata që kryejnë krimet më të tmerrshme.
Edhe
Vrasësja e foshnjave në Britani shpallet fajtore për përpjekjen për të vrarë një fëmijë tjetër
Gjyqtari Justice Goss ka thënë se “mizoria dhe llogaritja” e veprimeve të Letby-s midis qershorit të 2015-s dhe qershorit të 2016-s ishin “me të vërtetë të tmerrshme”.
“Ju vepruat në një mënyrë që ishte krejtësisht në kundërshtim me instinktet normale njerëzore të edukimit dhe kujdesit për foshnjat dhe në shkelje të rëndë të besimit që të gjithë qytetarët e kanë tek ata që punojnë në profesionet e mjekësisë dhe kujdesit”, deklaroi ai gjatë seancës.
Ai i dorëzoi faktet që lidheshin me të gjitha rastet, përveç atyre që lidheshin me katër foshnjat e para, që u gjetën kur policia kontrolloi shtëpinë e Letby-t.
Tek dha vendimin për burgim të përjetshëm, ai tha: “Nuk jeni penduar. Nuk ka faktorë lehtësues”.
Ai tha se Letby-t, me origjinë nga Hereford-i, do t’i jepen kopje të vërejtjeve të tij dhe deklaratave personale të prindërve.
Me fillimin e seancës, pati heshtje, e cila ishte e rëndë.
Salla publike e gjyqit ishte plot me prindërit e foshnjave - disa qanin në heshtje, derisa deklaratat e tyre lexoheshin.
Fjalët e tyre e bënë të qartë se efekti në jetën e tyre do të ishte i pafund.
Disa nga anëtarët e jurisë, të cilët u përballën me nëntë muaj prova komplekse, u mërzitën dukshëm kur dëgjuan për pikëllimin, humbjen dhe shqetësimin e vuajtur nga secila familje.
Nëna e një foshnje të vrarë nga Letby tha se ishte “e tmerruar që ekzistonte dikush kaq i keq”.
Edhe
Spitali anglez tentoi të heshtte dyshimet ndaj infermieres që vrau shtatë foshnja
Nëna e foshnjës E dhe F e përshkroi Letby-t si një “frikacake” për dështimin për të marrë pjesë në seancën e dënimit, duke shtuar: “Bota jonë u shkatërrua kur hasëm të keqen të maskuar si një infermiere e kujdesshme”.
Prindërit e foshnjës G, e cila kishte lindur para kohe, ishte më e vogla nga të gjitha foshnjat, peshonte vetëm 535 g dhe kërkonte kujdes të vazhdueshëm, i thanë gjykatës: “Zoti e shpëtoi” por më pas “djalli e gjeti”.
Gjithsej 70 kriminelë janë të dënuar me burgim të përjetshëm.
Gratë e tjera që janë dënuar me burgim të përjetshëm janë vrasëset serike: Rose West dhe Joanna Dennehy, si dhe Myra Hindley, e cila vdiq në vitin 2002.
Duke shkruar në X, i njohur më parë si Twitter, sekretari i Drejtësisë, Alex Chalk, shkroi se Letby ishte “jo thjesht një vrasëse, por një frikacake, dështimi i së cilës për t’u përballur me familjet e viktimave, duke refuzuar të dëgjojë deklaratat e tyre të ndikimit dhe dënimin e shoqërisë, është fyerja përfundimtare”.
Ndërkohë qeveria ka urdhëruar një hetim të pavarur mbi rrethanat pas vrasjes së foshnjave nga Letby, por hetimi nuk do të ketë fuqinë për të detyruar dëshmitarët të japin dëshmi.
Si rezultat i kësaj, disa kanë ngritur shqetësime se sa efektiv do të jetë hetimi në shqyrtimin e çështjes.
Konsulenti kryesor në njësinë neonatale ku Letby punonte më parë tha se shefat e spitalit nuk arritën të hetonin akuzat dhe u përpoqën të mbyllnin gojën e mjekëve.
Dr. Stephen Brearey për herë të parë ngriti shqetësimet për Letby-n në tetor të 2015-s me menaxherët e spitalit, duke përfshirë Alison Kelly, e cila ishte përgjegjëse për infermierinë në atë kohë.
Por ai tha se nuk u ndërmor asnjë veprim dhe Letby vazhdoi avazin, duke vrarë dy foshnja.
Edhe
Infermierja britanike shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave
Pas vendimeve të së premtes, eksperti kryesor mjekësor i prokurorisë në këtë rast, Dr. Deëi Evans, tha se drejtuesit e spitalit që nuk kanë vepruar duhet të hetohen nga policia.
Tony Chambers, ish-shefi ekzekutiv i spitalit, deklaroi më parë se i vinte “vërtet keq” për atë që kishin kaluar familjet dhe se do të “bashkëpunonte plotësisht dhe hapur” me çdo hetim pas gjyqit. (Përktheu: Forca Jashari)