Një infermiere në një spital britanik është shpallur fajtore të premten për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentim vrasjes së gjashtë të tjerave gjatë një viti.
Juria e Gjykatës së Manchesterit e dënoi Lucy Letbyn për vrasjen e foshnjave duke përfituar nga ato që lindnin para kohe dhe ato të sëmurat.
Letby u akuzua se qëllimisht lëndoi foshnjat e porsalindura në mënyra të ndryshme, përfshirë injektimin e ajrit në gjakun e tyre ose qumështit në stomak. Ajo u akuzua edhe për helmim të foshnjave duke u shtuar insulinë në ushqimet e tyre dhe duke ndërhyrë në tubat e frymëmarrjes, raportoi AP.
Gjatë gjyqit, që filloi në tetor, prokurorët thanë se spitali në vitin 2015 kishte përjetuar një rritje të theksuar të numrit të foshnjave që vdisnin ose sëmureshin pa ndonjë arsye. Ata pretenduar se Letby ishte në detyrë kur ato raste ndodhën.
Foshnja e parë që pretendohet se u shënjestrua nga Letby ishte një djalë i lindur para kohe që vdiq kur kishte një ditë jete, më 2015. Prokurorët thanë se infermierja injektoi ajër në gjakun e tij.
Policia nisi hetimin për vdekjet e foshnjave në spital në maj të vitit 2017. Letby u arrestua tri herë në lidhje me vdekjet para se të akuzohej në nëntor 2020.
-
Kritikohet për dështim të plotë spitali në Angli ku u vranë 7 foshnja nga infermierja
-
Vrasësja e foshnjave në Britani shpallet fajtore për përpjekjen për të vrarë një fëmijë tjetër
-
Spitali anglez tentoi të heshtte dyshimet ndaj infermieres që vrau shtatë foshnja
-
Lucy Letby dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 7 foshnjave
-
Gërmimet në shtëpinë e fëmijëve në Irlandë zbulojnë mbetjet e 99 foshnjave