Pothuajse ka rënë terri në banesën e katit të gjashtë të Angeles de Andresit. Ka nisur të hijezohet shtatorja goxha e lartë e Madonës, që është e mbushur me engjëj porcelani. Një tepih i kuq e mbulon pjesën më të madhe të dyshemesë me dërrasa.
Veshur me tuta sportive dhe me një bluzë të kaltër, De Andres rri ulur në kauçin e dhomës së pritjes afër qenushit të bardhë, transmeton “Koha Ditore”. Në sfond shihen dritat e rrugëve të qytetit bregdetar Vigo, megjithëse është e zorshme të shquhet edhe porti i qytetit për shkak të perdeve goxha të trasha.
Tavolina me dru masiv para këmbëve të saj është e mbushur me harta të Detit Egje; është aq e madhe, saqë është e zorshme të ecësh nëpër pjesën tjetër të dhomës.
Fluks mesazhesh
Ajo po punon me tabletin, duke lëvizur gishtin tregues të dorës së djathtë, dhe me kalimin e kohës shton përqendrimin në ekran me sytë katër. Gjatë gjithë ditës kishin ardhur mesazhe nëpërmjet shërbimit të përhershëm të mesazheve, “WhatApp” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.