Gjykata ushtarake e Izraelit ka dënuar një shtetase spanjolle nën akuzat se financoi grupin militant që operon në territoret palestineze.
Juana Ruiz Sanchez është dënuar me 13 muaj burgim dhe gjobë prej 15 mijë dollarëve se nëpërmjet një organizate ka financuar grupin militant Fronti Popullor për Lirinë e Palestinës.
Me muajt që qëndroi në paraburgim, Sanchez pritet të lirohet gjatë javëve të ardhshme. Izraeli e dënoi spanjollen vetëm pasi shpalli gjashtë organizata të shoqërisë civile në Palestinë si grupe terroriste.
Sipas shtetit izraelit, krejt organizatat kishin lidhje me Frontin Popullor për Lirinë e Palestinës. Sanchez në apelin e saj ka thënë se nuk ishte në dijeni për këtë skemë të financimit dhe se nuk është e përfshirë në aktivitetet e Frontit Popullor për Lirinë e Palestinës, lëvizje politike me krah të armatosur që në vitet e fundit ka kryer sulme kundër izraelitëve.
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si grup terrorist.
-
Aktivistët e liruar të flotiljes në Gazë pretendojnë se janë abuzuar nga Izraeli, përfshirë përdhunimin
-
FIFA dënon Izraelin për diskriminim dhe “abuzim racist”
-
Arrestohen 9 persona në Itali, të dyshuar për financimin e Hamasit përmes organizatave
-
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist: Aktivistja Fazliu mund të mos ketë arritur ende në Gaza
-
Sanchez: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së