Spanja, një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, të hënën ka nisur me zbutjen e masave të izolimit që i ka pasur në funksion qe më shumë se një muaj.
Numri i vdekjeve në Spanjë si pasojë e koronavirusit ka arritur në 17489 të hënën, për 517 më shumë se të dielën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 170 mijë.
Gjithsesi, kjo ishte rritja më e vogël në një periudhë të gjatë dhe me shenjat e mira të ndalimit të shpërndarjes, disa biznese, përfshirë ato të ndërtimit dhe prodhimit, janë lejuar të rihapen. Por shumica e popullatës ka mbetur e izoluar dhe dyqanet, kafenetë e hapësirat publike do të mbesin të mbyllura deri më 26 prill të paktën.
Njerëzit në transportin publik kanë marrë maska nga policia teksa shkonin në punë të hënën.
Masat e rrepta të izolimit kanë ndikuar dukshëm në shkallën e vdekjes në Spanjë, që pikun e pati në fillim të prillit.
-
Bie numri i të vdekurve në Spanjë, shqyrtohet zbutja e masave
-
Spanja kalon mbi 1 milion raste me koronavirus
-
Spanja ka regjistruar 31.785 raste të reja me koronavirus në 72 orët e fundit
-
Spanja regjistron afro 10.800 raste të reja me koronavirus
-
Spanja raporton më shumë se 23.000 raste të reja me COVID-19 që nga e premtja