Spanja ka shënuar më shumë se 23.000 raste të reja me koronavirus që nga e premtja, ka thënë se drejtori i urgjencës, Fernando Simon, në një konferencë shtypi të hënën, duke shtuar se shkalla e infeksionit ka rënë që nga java e kaluar.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar 2.489 raste të reja në 24 orët e fundit, ku numri total i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 462.858, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
Pesë persona kanë vdekur në ditët e kaluara, duke bërë që numri i vdekjeve të shkojë në 29.094.
Artikuj të ngjashëm
-
Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19
-
Spanja ka regjistruar 31.785 raste të reja me koronavirus në 72 orët e fundit
-
Spanja regjistron afro 10.800 raste të reja me koronavirus
-
Spanja me mbi 400 mijë të infektuar me COVID-19
-
Në Spanjë 70 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit