Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Spanja ua mundëson personave mbi 16 vjeç ta ndërrojnë gjininë

Spanja ka miratuar një projekt-ligj për të drejtat e transgjinorëve që lejon këdo që është 16 vjeç e lart të ndryshojë gjininë në kartën e identitetit.

Ai u miratua me 188 vota pro dhe 150 kundër, dhe tani kalon në Senat për miratim përfundimtar.

Ndryshimi është ndjekur nga partia e krahut të majtë Podemos, pjesë e një koalicioni qeveritar me partinë socialiste të kryeministrit Pedro Sánchez, raportoi BBC-ja të premten.

Megjithatë, projektligji ka ndarë lobin feminist të Spanjës, pasi kritikët po paralajmërojnë se mund të gërryejë të drejtat e grave.

Nëse miratohet, ai do t'i lejojë të gjithëve nga mosha 16 vjeç të ndryshojnë gjininë, të cilën ata duhet ta konfirmojnë tre muaj më vonë. Ata të moshës 12 vjeç e lart mund të aplikojnë në kushte të caktuara.

Deri më tani, aplikantët kanë kërkuar një diagnozë mjekësore të disforisë gjinore - ndjenja e mospërputhjes midis seksit biologjik dhe identitetit të tyre gjinor dhe prova të trajtimit hormonal për dy vjet, ndërsa të miturit kishin nevojë për miratim gjyqësor.

Gjatë debatit, Ministrja e Barazisë, Irene Montero - një anëtare e partisë Podemos tha se ligji garanton të drejtat e njerëzve trans.

Edhe Parlamenti suedez miraton zvogëlimin e moshës për ata që duan ta ndërrojnë gjininë Botë Parlamenti suedez miraton zvogëlimin e moshës për ata që duan ta ndërrojnë gjininë

Kritikët thonë se ligji do të jetë i hapur për abuzim dhe mund të kërcënojë të drejtat e grave, duke i lejuar burrat që vetë-identifikohen si gra të konkurrojnë në sportet e grave ose të kërkojnë transferime në burgjet e grave. Ata gjithashtu kanë ngritur shqetësimin për të miturit që kanë të drejtë të vetëvendosin gjininë e tyre.

Nëntë vende të tjera evropiane kanë miratuar tashmë sisteme të vetëdeklarimit për njohjen ligjore të gjinisë, duke përfshirë Irlandën, Danimarkën, Norvegjinë, Portugalinë dhe Zvicrën.

Lëvizja në Spanjë vjen pasi parlamenti skocez mbështeti një projekt-ligj që do ta bënte më të lehtë për njerëzit të ndryshojnë gjininë e tyre ligjore.