Policia spanjolle ka zbuluar disa fotografi të shumë armëve të mëdha të sekuestruara nga një grup kriminal.
Në armët e sekuestruara përfshihen 10 mijë pushkë, mitraloza, pistoleta, revole dhe 400 predha dhe granata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto armë dhe municion janë konfiskuar në janar të 2017-ës, gjatë një operacioni kundër trafikimit të armëve.
Hetuesit gjithashtu kanë gjetur një punëtori ilegale me makineri për të manipuluar dhe riaktivizuar armët, pranë Bilbaos, ku u arrestuan pesë persona, si dhe një shumë parash prej 80 mijë eurosh.
Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë policia kundër terrorit nga Madridi, Bilbao, Valencia dhe Gerona.
Europol, e cila e ka mbështetur këtë hetim, ka thënë se armët shiteshin në Spanjë, Francë dhe Belgjikë, transmeton koha.net.
Ata kanë thënë se disa nga armët kanë qenë jashtë funksionit, dhe kriminelët i kanë blerë këtë arsenal kryesisht nëpërmjet ankandeve dhe kanaleve të tjera ligjore, dhe pastaj i kanë përpunuar ato dhe i kanë shti në funksion.
Banda kanë përdorur një dyqan sportiv si qendër të saj të shpërndarjes, e cila në realitet ka shitur armë zjarri dhe municion.
Policia ka thënë se këto armë shumë lehtë mund të përfundonin në tregun e zi apo në duart e terroristëve apo grupeve të krimit të organizuar, transmeton koha.net.
Riaktivizimi i armëve të çaktivizuara është një nga burimet kryesore të armëve të paligjshme në Evropë.
{gallery}