Në Spanjë, Instituti Nacional i Statistikave ka korrigjuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 gjatë valës së parë të pandemisë në periudhën mes marsit dhe majit. Shifra është rritur për më tepër se 18.500, për në 45.684 gjatë kësaj periudhe.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës për atë periudhë kohore kishte regjistruar 27.127 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gazeta spanjolle “El Pais” ka shkruar se në numrin e ri bëhet fjalë për viktimat që kanë pasur shenja të virusit, por se nuk janë testuar.
Spanja gjatë valës së parë ka qenë një prej vendeve që është goditur më së rëndi nga pandemia.
Që nga 1 gushti në Spanjë deri në fillim të dhjetorit kanë vdekur edhe afro 17.800 persona tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shifra e të vdekurve nga COVID-19 në Meksikë 60 për qind më e lartë se që ishte raportuar fillimisht
-
Spanja regjistron rekord të rasteve ditore me COVID-19
-
Spanja regjistron afro 10.800 raste të reja me koronavirus
-
Spanja, shteti i parë në Evropën Perëndimore me mbi 500,000 raste me COVID-19
-
Spanja raporton më shumë se 23.000 raste të reja me COVID-19 që nga e premtja