Rusët votojnë sot ne referendumin për reformimin e kushtetutës. Synimi kryesor është që presidentit Vladimir Putin, t’i mundësohet qëndrimi në pushtet edhe për dy mandate të tjera, pra deri në vitin 2036, transmeton A2CNN.
Referendumi ishte parashikuar të mbahej me 1 korrik, por autoritetet i hapën qendrat e votimit një javë më herët për të shmangur grumbullimin e shumë personave në një vend, masë kjo e domosdoshme për shkak të pandemisë.
Lideri opozitar, Aleksei Navalni tha se ndryshimet kushtetuese do t’i mundësojnë Putinit që të jetë president i përjetshëm i Rusisë.
Megjithatë shefi i Kremlinit pretendon se ato do të garantojnë stabilitetin e vendit. Përveç mandatit të Putin, rusët votojnë edhe për ndalimin e martesave të së njëjtës gjini dhe për përfshirjen në kushtetutë të besimit në Zot.
-
Putini mund të jetë president i Rusisë deri më 2036
-
Fillon votimi në zgjedhjet ku Putini s’ka dyshim se do të jetë fituesi
-
Drama paszgjedhore në Rusi me një mandat tjetër 6-vjeçar të Putinit
-
Rusia cakton datën e zgjedhjeve që pritet t’i fitojë Putini
-
Putini jep sinjale se Rusia mund të ketë një pasardhës të ri politik