Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, fillimisht të planifikuara për në prill, por që u shtynë për shkak të emergjencës shëndetësore.
Rreth 7 milionë njerëz do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se cila nga 21 listat e miratuara nga Komisioni Zgjedhor do të shpallet fituese.
Po ashtu edhe serbët e Kosovës do të kenë mundësi të votojnë në vendin e tyre ku jetojnë e veprojnë, transmeton kp.
Sondazhet kanë nxjerrë fituese Partinë e Përparimit Serb, forca mazhoritare aktuale e udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cila në vitin 2016 arriti të fitojë besimin e rreth 48% të votuesve. Në vendin e dytë, me 12.5% renditet Partia Socialiste e Ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq.
Opozita është e ndarë midis radikalëve që kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe disa partive të vogla të vlerësuara me vetëm 3% nga sondazhet.
E ndërsa pritet vetëm shpallja e Vuçiqit si fitues, do të jetë interesante të shikohet pjesëmarrja pas bojkotit të pritshëm të opozitës, për të kuptuar se ku po shkon vendi dhe nëse qasja ndaj Moskës është fakt. Vuçiq është në pushtet prej tetë vitesh- në postin e kryeministrit dhe presidentit.
-
Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 16:00 është 56,38%
-
Votuesit në Serbi presin që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore
-
Radhë të gjata para vendvotimeve në Serbi, pjesëmarrja deri në orën 09:00 arrin në 12%
-
Partia e Vuçiqit shpall fitoren
-
Publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi, Vuçiqi me fitore të thellë