Komisioni Zgjedhor në Serbi ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill.
Në të vërtetë në Serbi të dielën u mbajtën zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe po ashtu zgjedhje në disa komuna.
Partia e Vuçiqit, “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund t’i bëjmë të gjitha”, ka fituar sa i përket zgjedhjeve parlamentare, duke marrë 42.97 për qind të votave.
Partia “Të Bashkuar për Fitore” doli e dyta me 13.57 për qind të votave, ndërsa “Ivica Daçiq – Kryeministër” e treta me 11.57 për qind.
“Koalicioni i Shqiptarëve” ka marrë 0.26 për qind të votave.
Ndërkohë në zgjedhjet presidenciale Aleksandar Vuçiq ka fituar bindshëm me 58.59 për qind të votave,. Zdravko Ponosh ka dal i dyti me 18.32 për qind.