Në emisionin e sotëm do të flasim rreth reformës kundërthënëse të gjyqësorit në Poloni e cila ka zemëruar shumë Brukselin meqë shkel rregullat evropiane dhe vendi rrezikon të ndëshkohet nga Komisioni Evropian nëse vazhdon me këtë plan.
Për këtë me ne do të jetë në intervistë Jehona Lushaku, ligjëruese në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Mes tjerash do të flasim edhe për trazirat në Kenia pas zgjedhjeve presidenciale dhe idenë e një agjencie turistike në Hong Kong e cila i dërgon turistët në zonat e varfra të qytetit për të parë kështu edhe anën e errët të jetës.
‘Rreth Botës’ transmetohet nga ora 17.30.
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasja për ligjin: Polonia thërret në konsultime ambasadorin e Belgjikës
-
Reformat në drejtësi thellojnë tensionet në Poloni
-
Sot në “Rreth Botës” për largimin e mundshëm të Republikes Çeke nga BE-ja
-
BE masë të pazakontë kundër Polonisë për reformën në sistemin gjyqësor
-
Sot në “Rreth Botës” për skandalin me ngacmime seksuale në parlamentin britanik