Komisioni Evropian ka nisur sot një proces paralajmërimi zyrtar të pazakontë kundër Polonisë lidhur me shqetësimin se vendi ka kryer shkelje të rëndë të vlerave të BE-së.
Varshava dhe Brukseli kanë patur mosmarrëveshje për rreth dy vite, pas ardhjes në pushtet të Partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) e cila nisi një sërë reformash, përfshirë një rishikim të sistemit gjyqësor.
Mosmarrëveshjet erdhën si rezultat i miratimit të dy masave ligjore që sipas kritikëve mund të politizojnë Gjykatën Supreme të Polonisë dhe Këshillin Kombëtar të Gjyqësorit, një organ mbikëqyrës ligjor.
Aktualisht, vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin me një shumicë votash nëse Polonia është “duke kryer një shkelje të rëndë ” të parimeve të rregullave ligjore të unionit.
Nxitja e nenit 7 të traktatit të BE-së, i quajtur ndryshe opsioni “bërthamor”, mund të çojë në pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE.
Megjithatë, Hungaria ka thënë se do të vërë veton lidhur me këtë masë.
-
Polonia mund të largohet nga BE-ja, thotë Gjykata Supreme
-
BE-ja kërkon llogari nga Polonia për ligjin kontrovers për Gjykatat
-
Paralajmërimi i fundit, BE e shqetësuar për hapat e Polonisë
-
BE: Polonia rrezikon konsekuenca për përkeqësim të demokracisë
-
BE i kërkon Polonisë të pezullojë reformat gjyqësore