Miliarderi hebre, George Soros, ka mohuar akuzat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për financimin e protestave kundër planeve për të dëbuar azilkërkuesit afrikanë.
Dje, Netanyahu akuzoi Sorosin për financimin e një fushate që njolloste Qeverinë izraelite për planifikimin e deportimit të mijëra emigrantëve afrikanë dhe azilkërkuesve.
Siç citon kanali televiziv Chanel 10, një zëdhënës i Sorosit ka thënë se “në kundërshtim me pretendimet e rreme të Netanyahut, George Soros nuk ka financuar protesta kundër planit të Izraelit për të deportuar mijëra azilkërkues afrikanë”.
“Megjithatë, Soros beson me bindje se, në përputhje me Konventën e Refugjatëve të vitit 1951 dhe me të drejtën ndërkombëtare, është e gabuar që me forcë të kthehen azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përndiqen ose vriten”, ka theksuar zëdhënësi i Sorosit.
Soros, i cili është hebre, është një kritik i ashpër i krahut të djathtë të qeverisë izraelite dhe ka mbështetur disa organizata joqeveritare me axhenda të krahut të majtë, si Breking the Silence dhe B’Tselem.
Edhe
Izraeli thotë se është në bisedime me disa shtete për zhvendosjen e palestinezëve
Shifrat e UNHCR-së tregojnë se Izraeli është shtëpia e rreth 40 mijë azilkërkuesve, duke përfshirë 27.500 nga Eritrea dhe 7.800 azilkërkues të Sudanit.
Shtytja e Izraelit për të depërtuar refugjatët duket të jetë pa precedent. Asnjë vend tjetër nuk ka kërkuar dërgimin e azilkërkuesve në vendet e treta përmes marrëveshjeve që nuk i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor ose publik.