Sllovenia ka ashpërsuar masat, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Autoritetet sllovene kanë vendosur kufizime në hyrje. Gjithë personat nga shtetet që vlerësohen të rrezikshmërisë kanë të drejtë të hyjnë në Slloveni vetëm me një test negativ PCR dhe nuk duhet të jetë më i vjetër se shtatë ditë, raporton agjencia STA.
Rregulli vlen për disa grupe, përfshirë edhe personat që punojnë rregullisht jashtë Sllovenisë, në një shtet të BE-së apo të zonës Shengen.
Në rast se ata kanë testin negativ atëherë nuk duhet të futen në karantinë, por në të kundërtën duhet të izolohen.
Në 24 orët e fundit në Slloveni kanë vdekur katër persona nga COVID-19 dhe 205 tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rregulla të reja për të hyrë në Slloveni
-
Sllovakia izolon të pavaksinuarit
-
Sllovenia dhe Kroacia me masa të reja për Pashkë
-
Sllovenia nuk i njeh testet për COVID-19 nga Kosova, do të ketë 10 ditë karantinë
-
Kosova hyn në listën e kuqe në Slloveni, ata që hyjnë duhet të kenë test ose futen në karantinë