Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova hyn në listën e kuqe në Slloveni, ata që hyjnë duhet të kenë test ose futen në karantinë

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar se në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ka hyrë edhe Kosovë.

Sipas njoftimit të gjithë personat që hyjnë në këtë shtet e që ndodhen në listën e kuqe urdhërohen të karantinohen për 10 ditë.

Vlefshmëria e një testi negativ zvogëlohet në 24 orë, vlejnë vetëm testet PCR të kryera në shtetet anëtare të BE-së ose në Zonën Schengen.

“Përjashtim nga hyrja në karantinë mbetet nëse personi paraqet një test negativ PCR në kohën e kalimit të kufirit, i cili nuk është më i vjetër se 24 orë nga data e lëshimit të testit dhe është kryer në një shtet anëtar të BE-së ose një shtet anëtar të Zonës Schengen nga një laborator që Instituti i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë dhe Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin e ka identifikuar si të përshtatshëm dhe të besueshëm dhe janë renditur në faqen e internetit të Laboratorit Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin të Sllovenisë. Konsiderohen / pranohen vetëm testet e kryera me metodën PCR”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se përjashtimi pa karantinë dhe test negativ PCR vlen për personat që udhëtojnë transit përmes Republikës së Sllovenisë dhe duke e lëshuar territorin e Republikës së Sllovenisë jo më vonë se 6 orë pas hyrjes.

 

‼️Njoftim‼ Sipas Dekretit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë që ka hyrë në fuqi më 25 dhjetor 2020, janë bërë disa...

Posted by Ambasada e Kosovës në Slloveni on Monday, December 28, 2020