Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Skocia me plan të ri për pavarësi

Krerët skocezë kanë nisur punën për një plan të ri për pavarësi. Ata thonë se Britania e Madhe po e përfshin vendin në marrëveshjen për BREXIT-it pa marrë parasysh kërkesat skoceze, raporton euobserver.

Skocia organizoi referendumin për pavarësi më 2014, ku shumica votuan për mbetje në Britani.

Konservatorët në pushtet në Skoci thonë se rrethanat kanë ndryshuar pas votimit të shumicës së britanikëve më 2016 për të dalë nga Bashkimi Evropian. Shumica e skocezëve kishte votuar për mbetje në bllokun evropian, por rezultati i përgjithshëm britanik ishte në disfavor të tyre.