Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Skenar i frikshëm, Ukraina e Rusia rrezikojnë të preken nga rrezatimi i Zaporizhzhias

Një pjesë e Ukrainës jugore dhe disa rajone jugperëndimore të Rusisë do të prekeshin, në rast të një aksidenti në centralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë.

Kështu bëri të ditur rregullatori i centralit, Energoatom, duke shtuar se rrezatimi radioaktiv do të mund të shpërndahej në këto rajone, në një periudhë të shkurtër, raportoi BBC-ja të dielën.

Një parashikim i tillë është bërë nga specialistë të Autoritetit Shtetëror Rregullues të Energjisë Atomike, derisa u tha se kjo situatë e rrezatimit do të përhapej nëse reaktori numër 6 do të dëmtohej.

Autoritetet ukrainase iu kanë shpërndarë banorëve përreth Zaporizhzhias shishe me jod, në rast të rritjes së dozës së rrezatimit në ambientin ku jetojnë.

Situata në centralin bërthamor ka qenë e rëndë javëve të fundit për shkak të granatimeve dhe vendosjes së trupave ruse në stacion.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka ftuar vendet perëndimore që t’i çojnë në Zaporizhzhia ekspertët e çështjes së centraleve për ta “neutralizuar” situatën së rrezatimit.