Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

S’ka barazi në tregun e punës për gratë, sipas studimit

Asnjë shtet në botë nuk u ofron grave të njëjtat mundësi pune si burrave, sipas një raporti nga Banka Botërore, i cili gjeti se hendeku gjinor është shumë më i madh se që mendohej më parë.

Mbyllja e hendekut mund rrisë bruto produktin e brendshëm në botë me më shumë se 20%, thuhet në raport.

Për herë të parë, banka ka hetuar ndikimin në kujdesin e fëmijëve dhe politikat e sigurisë në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës në 190 vende. Gjeti se kur këta dy faktorë merren parasysh, gratë gëzojnë mesatarisht vetëm 64% të mbrojtjes ligjore që e gëzojnë burrat, raportoi Guardian.

Autorja e raportit, Tea Trumbic, ka thënë se çështja e kujdesit të fëmijëve dhe ajo e sigurisë ndikojnë në aftësinë e grave për të punuar. Dhuna fizikisht mund t’i pengojë ato nga të shkuarit në punë, dhe kostoja e kujdesit ndaj fëmijës po ashtu mund të jetë pengesë.

Ndërsa, 95 vende kanë miratuar ligje për paga të barabarta, sipas raportit të Bankës, vetëm 35 kishin masa që sigurojnë që hendeku të adresohej. Në nivel global, gratë fituan vetëm 77 cent nga çdo dollar i fituar nga një burrë.

Në 81 shtete, benefitet e gruas nuk llogariten për periudhën kur mungon në punë lidhur me kujdesin ndaj fëmijës.

Raporti tha se ndërsa 151 shtete kanë ligje kundër ngacmimit seksual në punë, vetëm 40 kanë ligje që e mbulojnë abuzimin në vende publike ose transport publik, duke nënkuptuar se gratë nuk janë të mbrojtura gjatë rrugës për në punë.

“Në të gjithë botën, ligjet dhe praktikat diskriminuese i pengojnë gratë të punojnë ose të nisin një biznes në një hap të njëjtë me burrat

Artikuj të ngjashëm