Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

S’ka amerikanë në mesin e 13 pengjeve që liron Hamasi

Shtetasit amerikanë nuk pritet të jenë në mesin e grupit të parë të pengjeve që do të lirohen këtë të premte nga Gaza, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për CNN.

Zyrtari, mes tjerash, tha se mbesin me shpresë se në mesin e 50 pengjeve fillestare që do të lirohen të ketë edhe amerikanë.

Lirimi i parë i pengjeve nga Gaza është planifikuar të bëhet më vonë sot, kur pritet të lirohen 13 gra dhe fëmijë të mbajtur robër në Gaza, kanë thënë ndërmjetësit në Katar.

Armëpushimi 4-ditor ka nisur sot, 24 nëntor, dhe lirimi i pengjeve pritet të fillojë nga ora 16:00.