Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sipas evropianëve, Mariupoli mund të bjerë në duart e rusëve brenda ditësh

Qyteti i rrethuar ukrainas i Mariupolit mund të merret nga forcat ruse "brenda ditësh", sipas një zyrtari evropian, shkruan Reuters të martën.

Sipas këtij zyrtari, Mariupoli mund të vuajë më shumë sesa qyteti i Buchas, ku trupat ruse janë akuzuar për mizori.

"Në fund të ditës, ne presim një shkatërrim të plotë të qytetit dhe shumë viktima civile në Mariupol. Frika ime është se do të jetë më keq se Bucha. Dhe deri më 9 maj, Putin mund të deklarojë se ka çliruar qytetin e Mariupolit... Pra, mendoj se Mariupoli do të kontrollohet nga rusët në ditët në vijim”, ka thënë zyrtari i cili dëshiroi të mbetet anonim.

Autoritetet në Mariupol thonë se mijëra njerëz janë vrarë në qytet.

Në orët e fundit, Rusia u ka dhënë luftëtarëve të fundit ukrainas që janë në një fabrikë çeliku në Mariupol një ultimatum që të dorëzohen në Moskë ose do të vdesin.

Trupat ukrainase e kanë injoruar këtë.