Kremlini thotë se sheh "sinjale pozitive" nga qëndrimi i Donald Trumpit ndaj Ukrainës, megjithëse pranon gjithashtu paparashikueshmërinë e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, sipas mediave shtetërore ruse.
"Sinjalet janë pozitive. Gjatë zgjedhjes së tij Trumpi foli për mënyrën sesi ai percepton gjithçka përmes marrëveshjeve. Ai nuk flet për dëshirën për t'i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, dhe kjo e dallon atë nga administrata aktuale”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Megjithatë, Peskov gjithashtu ka shtuar se Trumpi është "më pak i parashikueshëm", veçanërisht kur bëhet fjalë për t'iu përmbajtur premtimeve që ai bëri gjatë fushatës zgjedhore.
Donald Trumpi ka deklaruar gjatë fushatës zgjedhore se nëse zgjidhet president, do ta ndalte luftën në Ukrainë brenda 24 orëve, por pa specifikuar se si do ta bënte këtë.
-
Pas Putinit edhe Trumpi thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në Ukrainë
-
Trumpi thotë se lufta Rusi – Ukrainë mund të përfundojë “për pak javë”
-
Trumpi për bisedimet e paqes: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur