Plot 86 për qind e ukrainasve besojnë se është e nevojshme të vazhdojë lufta e armatosur ndaj Rusisë, përkundër granatimeve masive nga trupat ruse. Ky numër i qytetarëve mendon se gjithashtu, nuk duhet dialoguar me Rusinë.
Në një sondazh të realizuar brenda Ukrainës përgjatë 21 dhe 23 tetorit, të botuar në BBC të hënën, thuhet se ukrainasit pajtohen me rezistencën e Forcave të Armatosura ukrainase.
Kjo anketë u zhvillua nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev dhe anketoi 1000 persona mbi moshën 18-vjeçare, në disa rajone ukrainase. Në lindje, ku banorët e Kharkivit dhe të Donetskut po përballen me sulme të vazhdueshme ruse, deklaruan se ushtria e tyre duhet t’i vazhdojë ofensivat.
Në anketë u përfshin edhe rusishtfolësit, që 29 prej tyre deklaruan se janë në favor të nisjes së negociatave.
Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit. Ushtria ruse, raportohet se pësoi humbje të tmerrshme në lindje, pas ofensivave të suksesshme ukrainase.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar ditë më parë se është i gatshëm t’i nisë negociatat me Ukrainën, por që kjo është refuzuar nga homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky.
-
Shumica e ukrainasve refuzojnë lëshimet territoriale në çfarëdo marrëveshje paqeje
-
32% e ukrainasve të hapur për koncesione territoriale që lufta të përfundojë
-
10 për qind e evropianëve besojnë se Ukraina mund të fitojë
-
Sondazhi në Rusi: Asnjëherë më pak mbështetje për luftën e Putinit në Ukrainë
-
“Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit