Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 për qind e evropianëve besojnë se Ukraina mund të fitojë

Dy vjet pas nisjes së pushtimit rus, 10 për qind e evropianëve besojnë se Ukraina mund ta mposhtë Rusinë, në një sondazh të kryer në gjithë Bashkimin Evropian. Një pjesë e evropianëve e shohin “kompromisin” si zgjidhjen ideale në fund. Sipas evropianëve, politikanëve u duhet të bëjnë përpjekje më reale, të fokusuar në atë që e cilësojnë marrëveshje paqeje.

Shumica e evropianëve duan të parandalojnë një fitore të Rusisë, por nuk besojnë se Kievi mund të fitojë ushtarakisht, ka thënë një nga autorët e raportit, Mark Leonard nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në sondazhin e janarit në 12 shtete anëtare të Bashkimit Evropian – përfshirë Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Holandën, Poloninë, Spanjën dhe Suedinë – të anketuarit konsideruan se Ukraina ka ngecur në kundërofensivë si dhe se kanë frikë nga ndryshimi i mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos pasi Donald Trumpi po synon të rikthehet si president.

Image

Raporti gjeti se vetëm një në 10 evropianë në këto 12 shtete të anketuara beson që Ukraina mund të fitojë në fushëbetejë, ndërsa 20 për qind parashikuan fitore të Rusisë. Në shtetet më optimiste – Polonia, Suedia e Portugalia – vetëm 17 për qind besojnë se Kievi mund të triumfojë.

Në të gjitha shtetet, opinioni më i zgjedhur (37 për qind) ishte që lufta duhet të përfundojë me zgjidhje kompromisi.

Në Suedi (50%), Portugali (48%) dhe Poloni (47%) të anketuarit kanë thënë se Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën në luftë, ndërsa në Hungari (64%), Greqia (59%), Itali (52%) dhe Austri (49%) preferonin që të shtyhej Kievi të pranonte një marrëveshje. Në Francë, Gjermani, Holandë e Spanjë qëndrimet ishin më të ndara.

33 për qind e evropianëve besojnë se lufta në Rusi ka pasur ndikim direkt në shtetin e tyre.

Rikthimi i mundshëm i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është parë nga shumica si lajm i keq. 56 për qind e të anketuarve në 12 shtete thonë se do të ishin “të zhgënjyer” ose “shumë të zhgënjyer” nëse ai rizgjidhet president.

Image

I vetmi përjashtim ishte Hungaria. 27 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të ishin të kënaqur nëse Trumpi rikthehet dhe 31 për qind ishin të zhgënjyer.

Në dy vjetorin e nisjes së luftës, autorët e raportit kanë thënë se evropianët s’janë më në “disponimin heroik” e as optimistë për situatën. Por kanë shtuar se përkushtimi i tyre për të parandaluar fitoren e Rusisë nuk është lëkundur.

Sondazhi u krye para se Ukraina të tërhiqej nga qyteti Avdiivka. Lufta në Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022./TheGuardian