Një numër i madh i qytetarëve të Serbisë, përkatësisht 87%, besojnë se Rusia është mike e Serbisë, ndërsa një e katërta e qytetarëve e konsiderojnë Rusinë si donatoren më të madhe për Serbinë, edhe pse ajo nuk ndodhet as në mesin e dhjetë donatorëve më të mëdhenj, bën të ditur një studim i Institutit për Çështje Evropiane në Beograd.
Sipas këtij studimi, të cilin e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, 39.9% e qytetarëve serbë i vlerësojnë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë me notën 5, që do të thotë shumë të mira.
Studimi po ashtu zbulon se 90% e të anketuarve nuk kanë qenë në Rusi.
Anketa është kryer nga data 8 deri më 17 mars të këtij viti, me 1,206 qytetarë.
Udhëheqësit e institucioneve të Serbisë thonë se duan që vendi i tyre të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, porse, në të njëjtën kohë, t'i ruajë edhe lidhjet e ngushta me Rusinë/REL.
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
-
Pusiq: Sa më shumë pasurohet një udhëheqës në pushtet, aq më shumë i afrohet Putinit
-
Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën
-
Pse Serbia nuk është neutrale?
-
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet