Një gazetare e pavarur, e cila kishte raportuar nga Wuhani për shpërthimin e koronavirusit, është dënuar të hënën me katër vjet burgim nga një gjykatë në Shanghai, ka thënë avokati i saj.
37-vjeçarja Zhang Zhan ishte shpallur fajtore se “ka zgjedhur grindjet dhe ka provokuar probleme”, sipas njërit prej avokatëve të saj mbrojtës, Zhang Keke, i cili ka marrë pjesë në seancën dëgjimore. Akuza përdoret zakonisht nga Qeveria kineze për t’i vënë në cak disidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
Ish-avokatja Zhang kishte udhëtuar nga Shangai në Wuhan në fillim të shkurtit për të raportuar rreth pandemisë dhe përpjekjeve që pasuan për ta mbajtur virusin nën kontroll, kur autoritetet filluan t’i ndalonin mediet kineze, shtetërore dhe ato private.
Për më shumë se tre muaj ajo dokumentoi copëzat e jetës në izolim në Wuhan dhe realitetin e vrazhdë me të cilin ballafaqoheshin banorët e tij, që nga spitalet e stërmbushura deri te dyqanet e zbrazëta. Ajo i postoi tërë ato që i pa me foto dhe video në platformat Wechat, Twitter dhe YouTube – dy të fundit janë të bllokuara në Kinë.
Tortura
Edhe
Kyçyk dënohet me 4 muaj burgim me kusht për kanosje ndaj gazetarit të KOHËS, Ardit Kika
Postimet e saja u ndaluan papritur në mes të majit dhe më vonë ishte zbuluar se ajo qe arrestuar nga policia dhe ishte dërguar përsëri në Shangai. Sipas Amnesty International, gjersa ishte në arrest ajo kishte vendosur të mbante grevë urie dhe gjatë asaj kohe ishte mbajtur në pranga dhe ishte ushqyer me dhunë, ka thënë grupi i trajtimit kur kanë folur për torturën.
Avokati i saj, Zhang Keke, i cili e vizitoi Zhangun në fillim të këtij muaji përderisa ishte në arrest, ka thënë në mediet sociale që Zhangu e kishte pasur të ngjitur në hundë e gojë një tub për ushqim. Ai ka thënë se i kishte duart e lidhura për ta parandaluar që ta hiqte pajisjen dhe se ka vuajtur nga kokëdhembja e vazhdueshme dhe nga dhimbjet në bark dhe në fyt.
CNN nuk ka pranuar përgjigje menjëherë nga Ministria e Jashtme e Kinës për pretendimet rreth keqtrajtimit të Zhangut në arrest.
Avokati i Zhangut ka thënë se ajo është shfaqur në seancën dëgjimore të së hënës e ulur në një karrocë, pasi që ishte plogështuar gjatë kohës që kishte qenë në arrest.
Në aktakuzën e saj, prokurorët e akuzuan se “ka publikuar sasi të madhe të informatave të rreme” dhe ka pranuar intervista nga mediet përtej oqeanit, përfshirë “Radio Free Asia” dhe “Epoch Times” që “e ka nxitur me dashakeqësi situatën epidemike të COVID-19 në Wuhan”.
Por avokati i Zhangut ka thënë se prokurorët nuk kanë shfaqur ndonjë dëshmi konkrete gjatë proceduarave gjyqësore për “informatat e rreme” që e ngarkonin Zhangun. Ai ka shtuar se klientja e tij, në shenjë proteste, as nuk ka folur gjatë gjykimit dhe as nuk është deklaruar rreth fajësisë.
Edhe
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
Zhang është gazetarja e parë që dihet të jetë dënuar deri më tani për punën e saj rreth raportimit mbi pandeminë e koronavirusit. Por ky nuk është arresti i saj i parë nga autoritetet.
Sipas aktakuzës së saj, ajo ishte arrestuar dy herë për 10 ditë më 2019, ngase “ka zgjedhur grindjet dhe ka provokuar probleme”, por dokumenti nuk e specifikoi se çfarë e ka shkaktuar arrestimin e saj.
Një prej shumë të tjerëve
Zhang është njëri prej shumë reporterëve të pavarur që është mbajtur nën arrest apo është zhdukur në Kinë që nga fillimi i pandemisë, në përpjekjen e autoriteteve për ta parandaluar raportimin mbi virusin. Pas kësaj mediet propagandistike filluan ta portretizonin reagimin e Pekinit si efektiv dhe të jetësuar me kohë.
Në shkurt Chen Qiushi, i cili është shfaqur me video drejtpërdrejt nga Wuhan gjatë izolimit të qytetit dhe i ka postuar ato në mediet sociale, është zhdukur. Në shtator është raportuar se ka qenë nën “mbikëqyrjen e shtetit”. Dy prej gazetarëve të pavarur - Li Zehua and Fang Bin – ishin arrestuar gjithashtu, pasi kishin mbuluar shpërthimin në Wuhan.
Edhe
Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?
“Nën maskën se po e luftojnë koronavirusin e ri, autoritetet në Kinë kanë përshkallëzuar presionin online, duke i bllokuar raportimet e pavarura, shpërndarjen e informatave dhe kritikat për reagimin e Qeverisë”, thuhej në një raport të fillimvitit nga grupi “Mbrojtësit Kinezë të të Drejtave të Njeriut”, me seli në Hong-Kong.
Kina është vendi që ka burgosur më së shumti gazetarë në botë, sipas “Reporterëve pa Kufij” dhe e kontrollon shtypin dhe pjesën dërrmuese të platformave mediale të huaja nëpërmjet “Great Firewall”, aparati i madh për censurim dhe mbikëqyrje online.
Në mars Kina i ka dëbuar gazetarët e “New York Times”, “Washington Post” dhe “Wall Street Journal”, me një veprim të paparë deri më tani ndaj shtypit të huaj. Pekini kishte bërë të ditur se veprimi – i cili ndodhi në mesin e një vale të raportimit kritik për reagimin e parë të Kinës ndaj koronavirusit – ishte kundërpërgjigje ndaj masave të fundit nga Washingtoni rreth mënyrës se si mediet kineze operojnë në SHBA. Përderisa shpërthimet sporadike kishin dalë në pah dhe ishin ndaluar shpejt me izolime dhe karantina, Kina e ka vënë nën kontroll virusin, duke ia bërë vendit të mundur që t’i kthehet normalitetit. Sidoqoftë, masat ndaj shtypit nuk janë larguar dhe media kineze shtetërore ka nisur me një histori goxha agresive, me pretendimet se koronavirusi ka mundësi se ka qarkulluar jashtë vendit më herët sesa shpërthimi i parë në Wuhan.
