Gazetarja kineze, Zhang Zhan, është duke u përballur me burgim pasi raportoi shpërthimin e koronavirusit COVID-19 në Wuhan.
37-vjeçarja u arrestua në muajin maj derisa ishte mbajtur në paraburgim. Akuzohet për veprën penale “shkaktim e mospajtim dhe provokim të telasheve”, një aktakuzë që ngritët shpesh ndaj aktivistëve në Kinë, përcjell BBC.
Gazetarja që raportoi nga Wuhan, po përballet me burgim deri në 5 vjet, transmeton KOHA.
Të paktën 3 gazetarë janë zhdukur në Kinë për raportim të koronavirusit në Wuhan. Li Zehua u rishfaq në muajin prill duke thënë se ka qenë në karantinë. I dyti, Chen Qiushi ishte vendosur nën mbikëqyrje të qeverisë, derisa për fatin e të tretit, Fang Bin, ende nuk dihet.
Dihet se autoritetet kineze godasin ashpër aktivistët që flasin hapur.
Edhe
Shtypja e shtypit
Raportet e një hulumtimi të gazetës britanike, “Guardian”, kanë treguar se autoritetet kineze njëmend nuk i kishin raportuar të dhënat fillestare pas diagnostikimit të rasteve të para me koronavirus në Wuhan, ku besohet se i ka rrënjët virusi që nisi të përhapej prej një tregu të kafshëve.
Për koronavirusin është raportuar fillimisht në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës.
-
Kina dënon me katër vjet burgim një qytetare që kishte raportuar për virusin në Wuhan
-
Blogerët që e dokumentuan krizën e koronavirusit në Wuhan dhe u zhdukën
-
Zhduket gazetari kinez që raportonte vazhdimisht nga Wuhani për gjendjen reale nga koronavirusi
-
Dhuna shpërthen në Kinë pas vendosjes së masave të rrepta anti-COVID