Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtyhet votimi në Senat për Kavanough

Pak orë pasi Komiteti i Drejtësisë i Senatit amerikan e miratoi dërgimin për votim në Senat të të nominuarit për gjykatës të Supremes, Brett Kavanough, republikanët kanë vendosur të shtyjnë votimin.

Kërkesa për shtyrjen e votimit përfundimtar është bërë nga senatori Jeff Flake, i cili ka thënë se duhet lënë kohë që të ketë një hetim për akuzat e Christine Blasley Ford për sulm seksual. Votimi do të shtyhet për së paku një javë.

Fati i të zgjedhurit të Trumpit varet nga 4 senatorë, 2 republikanë e 2 demokratë, që kanë dyshime për të, pas akuzave për sulmet seksuale.