Pas një debati të gjatë, kandidati i presidentit amerikan për Gjykatën Supreme, Brett Kavanough, ka marrë konfirmimin e Komitetit të Senatit për Drejtësi.
Vendimi pason dëshminë dramatike të gjyqtarit Kavanaugh dhe Christine Blasey Ford, e cila e ka akuzuar atë për sulm seksual, transmeton KTV.
Gjyqtari Kavanaugh i përlotur e mohoi se e kishte sulmuar atë ose ndokënd. E gjatë seancës të së premtes pati edhe incidente, pasi disa qytetarë u arrestuan në kohën e debatit.
Ndërsa presidenti Donald Trump i ka kërkuar Senatit që të miratojë kandidatin e tij. Ky votim pritet javën e ardhshme. Përndryshe, republikanët aktualisht kanë një shumicë prej 51-49, por rezultati nuk është i sigurt, pasi disa senatorë në të dyja anët janë të pavendosur. Gjykata Supreme e jep fjalën e fundit për çështjet më të ndjeshme, ndërsa Trumpi kërkon që ta ketë shumicën aty.
-
Senati amerikan miraton nominimin e Kavanaugh në Gjykatën Supreme
-
Kavanaugh kalon fazën e parë për në Gjykatën Supreme
-
Senatorët ndeshen rreth raportit për Kavanaugh
-
Senatorët amerikanë pranojnë raportin e FBI-së rreth supozimeve për Kavanaugh
-
Shtëpia e Bardhë kundërshton kufizimin e hetimeve të FBI-së për Kavanaugh