Senati amerikan ka miratuar Brett Kavanaugh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme.
Emri i Kavanaugh është përfolur javët e fundit për shkak të akuzave të nisura drejt tij nga disa gra, për siç kanë thënë sjellje të keqe seksuale.
Profesoresha, Christine Blasey Ford ka dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Senatit ditë më parë, duke thënë se është “100 për qind e sigurt” se Kavanaugh e ka sulmuar atë seksualisht sa kanë qenë të rinj, shkruan REL.
Kavanaugh në anën tjetër ka mohuar të gjitha akuzat.
Me iniciativë të demokratëve, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar hetim të FBI-së lidhur me këto pretendime.
Agjencia më pas i ka dorëzuar Komitetit të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë raportin me të gjetura të enjten e kësaj jave.
Edhe
FBI-ja fillon hetime të reja për gjykatësin Kavanaugh
Demokratët kanë thënë se hetimet janë kryer në një rreth më të ngushtë se që është kërkuar, derisa për republikanët të gjeturat e raportit nuk kanë vërtetuar supozimet kundër Kavanaugh.
Kundër zgjedhjes së tij kanë dalë edhe qindra persona, të cilët kanë protestuar kundër miratimit të nominimit të Kavanaugh në Gjykatën Supreme.
Mandat i gjyqtarit në gjykatën më të lartë të SHBA-së është i përjetshëm, derisa kjo Gjykatë ka ndikim të madh në jetën politike të këtij shteti.
-
Kavanough merr konfirmimin e Komitetit te Drejtësisë për Gjykatën Supreme
-
I emëruari i Gjykatës Supreme në SHBA akuzohet për abuzim seksual, përballet me një prej viktimave
-
Zbulohet identiteti i gruas që ka akuzuar të nominuarin e Trumpit në Gjykatën Supreme
-
Kavanaugh kalon fazën e parë për në Gjykatën Supreme