Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shtyrë zgjedhjet e përgjithshme për një muaj, pas rasteve të reja me koronavirus, shkruan BBC.
Zgjedhjet ishin paraparë të mbaheshin më 19 shtator, por tash do të mbahen më 17 tetor.
Ardern ka thënë të hënën se data e re do t’i lejojë gjitha partive “të planifikojnë kampanjën me rrethanat që janë”.
Më herët këtë javë, qyteti më i madh i Zelandës së Re, Aucklandi, sërish është mbyllur pas paraqitjes së rasteve të reja me koronavirus.
“Vendimi i jep gjithë partive mbi nëntë muaj për të bërë kampanjë dhe Komisionit Zgjedhor i jep mjaftueshëm kohë për të siguruar që zgjedhjet të mbahen”, ka thënë Ardern.
Ajo ka thënë se nuk e ka ndërmend të bëjë shtyrje tjera të zgjedhjeve.
Partia Nacionaliste opozitare kishte qenë për shtyrje të zgjedhjeve pasi kufizimet në kampanja sipas kësaj partie i jepnin avantazh Ardernit.
Edhe
Zelanda e Re në izolim deri më 21 shtator
Janë vendosur kufizime në Auckland të mërkurën, pas rasteve të reja me koronavirus. Nëntë raste janë konfirmuar të hënën, duke sjellë numrin e rasteve aktive të lidhura me përhapjen në Auckland në 58.
Rastet e para në Zelandë të Re pas 102 ditëve pa koronavirus ishin zbuluar te një familje në Auckland.