Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtohet numri i grave të punësuara në ndërtimtari në Amerikë

Industria e ndërtimit po lufton për të rekrutuar më shumë gra në një sektor që përballet me mungesa të mëdha.

Gratë përbëjnë vetëm 4 për qind të punëtorëve të aftë të ndërtimit në SHBA dhe shpesh përballen me diskriminim në vendet e punës.

Nisma e fundit për ta ndryshuar këtë gjë është “Lean In Circles for Tradeswomen”, e nisur nga Sindikatat e Ndërtimit të Tregtive të Amerikës së Veriut dhe grupi i avokimit “Lean In” i Sheryl Sandberg, që punon në “Facebook”.

Rreth 700 gra po takohen në 76 grupe të vogla në SHBA dhe Kanada për të ndarë strategjitë për luftimin e paragjykimeve.

Carey Mercer, një nga gratë që punon me metal, konsideron se puna e saj sjell çdo ditë të papritura.

Edhe Afro 1 milion gra nëpër burgje, ekspertët paralajmërojnë për “krizë globale” Botë Afro 1 milion gra nëpër burgje, ekspertët paralajmërojnë për “krizë globale”

“Gjithmonë mëson diçka të re. Gjithmonë ke një sfidë me të cilën do të përballesh, ku do të duhet të bësh llogaritje dhe të mendosh për një sekondë duke thënë: ‘Mirë, nuk po shkon kështu. Si mund ta bëj më ndryshe?”, ka thënë Mercer.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, numri i grave të punësuara në ndërtim kishte arritur një nivel të lartë prej afro 950.000 më 2007, para se të binte në 711.000 më 2011. U desh gati një dekadë për të arritur nivelin prej 970.000 në fillimin e pandemisë.

Themeluesja e organizatës joqeveritare “Tools & Tiaras” e kalon kohën e lirë duke i inkurajuar gratë e vajzat për t’iu bashkuar organizatës së saj të ndërtimtarisë.

“Po përpiqemi vërtet shumë që t'i angazhojmë vajzat në ndërtim në të gjitha aspektet e mundshme. Nga arkitektura në inxhinieri, në fletë metalike, në përpunimin e hekurit dhe deri te mullirët – thjesht gjithçka. Unë vetëm ua jap mjetet dhe dua t’i shoh tek punojnë me plot pasion. Dhe thjesht ta ndërtojnë botën, thjesht ta ndërtojnë botën që dua”, ka thënë ajo.

Por këtë herë, u ul numri i grave në pranverën e vitit 2020 para se të vazhdonte rritja - duke tejkaluar më shumë se 1 milion për herë të parë në histori në prill.

Edhe Ngec shtimi i vendeve të reja të punës në SHBA Botë Ngec shtimi i vendeve të reja të punës në SHBA

Pjesa e grave të punësuara në industri gjithashtu u rrit, duke arritur në 13.2 për qind më 2020, krahasuar me 12.5 për qind ​​më 2016.

Sfida më e vështirë është ndryshimi i qëndrimeve kulturore në këtë fushë. Njerëz nga kjo industri po luftojnë për ta ndryshuar mentalitetin, me shpresën për të rekrutuar më shumë gra në një sektor me një fuqi punëtore të plakur që përballet me mungesa të mëdha punëtorësh.