Ministrat e mbrojtjes nga shtetet e Afrikës Perëndimore janë takuar në Ganë në lidhje me krizën në Niger pas afatit të skaduar për lirimin e presidentit ose intervenimin ushtarak të shteteve afrikane në Niger.
Mohamed Bazoum është rrëzuar nga pushteti dhe po mbahet në arrest shtëpiak nga junta ushtarake. Grupi i shteteve i njohur si ECOWAS ka vënë në gatishmëri ushtrinë për ta kthyer rendin kushtetues në Niger. Mbetet e paqartë nëse do të intervenojë kjo ushtri në Niger, raportoi AP.
Ekspertët e konflikteve kanë thënë se ushtrisë së përbërë nga Nigeria, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Benini, do t’i duheshin disa muaj për t’u përgatitur për ndërhyrje në Niger. Mirëpo ECOWAS ka të kaluar të dobët të ndërhyrjeve pas grusht shteteve në vendet afrikane.
Para se të ndërhyjnë ushtarakisht, shtetet e Afrikës Perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Nigerit.