Blloku rajonal i Afrikës Perëndimore ECOWAS u ka dhënë ultimatum udhëheqësve të grusht-shtetit në Niger që deri të dielën ta lirojnë presidentin Mohamed Bazoum dhe të kthejnë regjimin demokratik në vend. Nëse nuk e bëjnë këtë, shtetet e Afrikës Perëndimore mund të urdhërojnë intervenimin ushtarak në Niger.
Që prej grusht shtetit janë organizuar disa protesta të vogla kundër arrestimit të presidentit që ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, ndërkaq junta ushtarake pamjet e protestave në televizionin shtetëror i ka paraqitur si përkrahje për grusht-shtetin.
Udhëheqësit e grusht-shtetit janë arsyetuar se rrëzimi i presidentit është bërë për të ndihmuar shtetit që të luftojë më mirë militantët xhihadistë dhe që të ndalin korrupsionin. Shumë qytetarë të Nigerit nuk u kanë besuar këtyre qëndrimeve dhe kanë nisur të ikin nga shteti.
Ndërkaq, në rast të ndonjë intervenimi ushtarak, shteti fqinj Nigeria pritet t’i prijë këtij aksioni, si shteti më i fuqishëm i rajonit.
-
ECOWAS-i takohet me presidentin Mohamed Bazoum
-
Shtetet e Afrikës Perëndimore të pavendosura për ndërhyrje ushtarake
-
Junta kundërshton afatin kohor për lirim të presidentit të Nigerit
-
Shtetet afrikane duan kthimin e demokracisë në Niger
-
Ushtria e Nigerit paralajmëron forcat e huaja që të mos intervenojnë