Një shtetas amerikan është arrestuar në Korenë e Veriut pasi ka kaluar kufirin, ka njoftuar një organ i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, raportoi të martën BBC-ja.
Komanda e Kombeve të Bashkuara, e cila drejton Zonën e Çmilitarizuar dhe zonën e përbashkët të sigurisë (JSA) që ndan veriun nga Koreja e Jugut, ka thënë se i arrestuari nuk ka pasur autorizim.
"Një shtetas amerikan kaloi, pa autorizim, vijën e Demarkacionit Ushtarak në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (DPRK). Ne besojmë se ai është aktualisht në paraburgim dhe po punojmë me homologët tanë të KPA-së për ta zgjidhur këtë incident”, ka bërë të ditur JSA-ja.
Zona e Çmilitarizuar (DMZ), ndan dy Koretë dhe kufiri i saj është një nga zonat më të mbrojtura në botë.
Ajo është e mbushur me mina tokësore, e rrethuar me gardhe me tela elektrikë dhe me gjemba dhe kamera vëzhgimi e roje të armatosura që supozohet të jenë në gatishmëri 24 orë në ditë.
-
Ushtari amerikan arrestohet pasi hyri në territorin e Koresë së Veriut
-
Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj trupave të Koresë së Veriut që kaluan kufirin
-
Tentoi të kthehej në Kore të Veriut me autobus të vjedhur, arrestohet në kufi verikoreani
-
Koreja e Veriut po ndërton “mur” kufitar, zbulojnë imazhet satelitore
-
Koreja e Jugut me të shtëna paralajmëruese në kufi me Veriun