Pesë persona kanë vdekur në shpërthimin e një shtëpie në Pennsylvania gjatë fundjavës. Në mesin e të vdekurve janë një burrë 38-vjeçar dhe i biri i tij 12-vjeçar, raporton BBC.
Shpërthimi që ndodhi më 12 gusht në Plum, periferi të Pittsburghut, la edhe tre të lënduar, përfshirë një në gjendje kritike.
U dëmtuan disa shtëpi.
Hetuesit janë duke shikuar për shkaqet e shpërthimit.
Autoritetet kanë thënë se duket se një shtëpi ka shpërthyer, e dy të tjera janë përfshirë më pas nga zjarri. Dëme kanë marrë edhe shtëpi tjera.
Në një kamerë në zile të një shtëpie, shihet momenti i shpërthimit.
Pesë trupa janë gjetur në vendin e ngjarjes.
Video:
Artikuj të ngjashëm