Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur, mes tyre tre fëmijë, gjenden në një shtëpi në SHBA

Pesë trupa të pajetë u gjetën të premten në një shtëpi në Elk Mills në Cecil County në shtetin amerikan të Maryland, raporton ABC .

Në trupat e viktimave janë vërejtur plagë me armë zjarri. Ndër të vdekurit ishin edhe tre fëmijë.

Sipas sherifit të Qarkut Cecil, Scott Adams , një burrë thirri policinë në orën 9 të mëngjesit të së premtes për të thënë se një grua dhe tre fëmijë ishin qëlluar.

Oficerët e policisë gjetën një burrë të vdekur në vendin nga ku u bë thirrja. Ata gjetën edhe një armë jo shumë larg tij. Burri u gjet në garazhin e një shtëpie.

Një trup u gjet në katin e parë të pallatit. Tre trupa të tjerë u gjetën në katin e dytë.

Edhe SHBA: Nëna raporton në polici se ka vrarë dy fëmijët e saj Botë SHBA: Nëna raporton në polici se ka vrarë dy fëmijët e saj

Autoritetet lokale nuk zbuluan moshat e sakta të fëmijëve.

Policia njoftoi se publiku nuk është në rrezik, ndërsa rrethanat e vdekjes së pesë personave të përmendur janë ende duke u hetuar.