Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtëpia e Bardhë thotë se Bideni nuk e ka në plan ta vizitojë Ukrainën këtë javë

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se nuk ka plane që presidenti i SHBA-së, Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë këtë javë, derisa ai do të shkojë në Evropë për samite emergjente.

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter, transmeton CNN.

Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë.

Petro Poroshenko, ish-president i Ukrainës, tha të shtunën se një vizitë e Bidenit në Ukrainë do të ishte simbol i solidaritetit tonë.

Ai vazhdoi, duke thënë se Biden ishte “mik shumë i mirë i Ukrainës”, duke shtuar se një vizitë e presidentit amerikan do të ishte “hap i jashtëzakonshëm për të demonstruar se e gjitha bota është bashkë kundër Rusisë”.