Shtëpia e Bardhë ka thënë se “nuk ka indikacione në këtë moment” për përfshirjen e Ukrainës në sulmin që po ndodh në sallën e koncerteve në Moskë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se Shtëpia e Bardhë po mbledh informacione rreth sulmit.
“Mendimet tona shkojnë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, ka shtuar ai.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar njoftimin për amerikanët në Moskë që t’i shmangin tubimet “për sigurinë e tyre”.
Artikuj të ngjashëm
-
Moska e mohon se ka një plan SHBA-Rusi për paqen në Ukrainë
-
S’ka plane për takim Trump-Putin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Ndërprerja e dërgesave të armëve nga SHBA-ja inkurajon Rusinë, thotë Kievi
-
Zelensky: Sulmet e fundit ruse tregojnë se Moska nuk dëshiron paqe
-
Ukraina mohon se do të ketë bisedime me SHBA-në dhe Rusinë